Rusia anashkalon Hormuzin/ Dërgesa ushtarake drejt Iranit përmes Detit Kaspik
‘New York Times’ ka zbuluar detaje të reja mbi përfshirjen indirekte të Russia në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke raportuar se Moska po dërgon pjesë dronësh në Iran përmes Detit Kaspik, duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit dhe kontrollet ndërkombëtare. Sipas raportit, që citon zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti, kjo rrugë e re tregtare po ndihmon Iranin të rikuperojë me shpejtësi pajisjet ushtarake të humbura pas sulmeve të fundit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.Burimet amerikane bëjnë të ditur se Deti Kaspik është kthyer në një korridor strategjik për transportin e pajisjeve ushtarake dhe mallrave të tjera mes Rusisë dhe Iranit, duke shmangur sanksionet dhe tensionet në Ngushticën e Hormuzit. Raporti thekson se Irani ka humbur rreth 60% të flotës së tij të...
Burimi:
ntv.al