Rubio: Zhgënjimi i Trump me NATO-n do të diskutohet në nivel udhëheqësish në samitin e Ankarasë
Samiti i ardhshëm i Ankarasë do të jetë “një nga samitet më të rëndësishme të liderëve në historinë e NATO-s ”, pasi udhëheqësit do të duhet t’i përgjigjen “zhgënjimit” të Trump me “përgjigjen” e aleancës ndaj operacioneve tona në Lindjen e Mesme. Kështu u shpreh, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubi, i cili po merr pjesë në takimin e NATO-s në Suedi. “Kjo do të duhet të adresohet, nuk do të zgjidhet ose trajtohet sot. Kjo është diçka që duhet të diskutohet në nivel udhëheqësish. ” Ai vëren njoftimin e SHBA-së për Poloninë, por shton se “ Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë angazhime globale që duhet të përmbushin në lidhje me vendosjen e forcave tona, dhe kjo na kërkon vazhdimisht të rishqyrtojmë se ku i vendosim trupat”. «Kjo nuk është një...
Burimi:
syri.net