Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që Izraeli të kontrollojë 70% të saj
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në Kongres se propozimi i administratës Trump parashikon përfundimin e sundimit të Hamasit dhe vendosjen e një administrimi në Gaza nga një autoritet që nuk do të ketë lidhje me organizatën. Sipas raportimeve të Times of Israel, synimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të vendosur nën kontroll izraelit 70% të Rripit të Gazës, me qëllim mposhtjen e Hamasit, nuk është pjesë e planit të administratës Trump për t’i dhënë fund konfliktit, deklaroi Rubio gjatë një seance dëgjimore në Kapitol. Gjatë seancës, Sekretari amerikan i Shtetit u pyet nga kongresistja Rosa DeLauro, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike në Komisionin e Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, lidhur me qëndrimin e administratës amerikane ndaj objektivit të shpallur nga...
Burimi:
vizionplus.tv