Rubio: Kuba kërcënim për SHBA-në. Havana shpërthen ndaj Uashingtonit: Gënjeshtra

Rubio: Kuba kërcënim për SHBA-në. Havana shpërthen ndaj Uashingtonit: Gënjeshtra

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Kuba vazhdon të jetë një “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-së, ndërsa paralajmëroi se mundësitë për një marrëveshje diplomatike me Havanën janë shumë të ulëta. Deklaratat e Rubios vijnë vetëm një ditë pasi autoritetet amerikane akuzuan ish-presidentin kubanez Raul Castro për përfshirje në rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996, ngjarje ku humbën jetën disa shtetas amerikanë. “Diplomacia mbetet zgjedhja jonë, por gjasat për sukses nuk janë të larta”, u shpreh Rubio para gazetarëve, duke shtuar se presidenti Donald Trump ka “detyrimin për të mbrojtur SHBA-në nga çdo kërcënim”. Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, reagoi ashpër duke i quajtur deklaratat e Rubios “gënjeshtra” dhe mohoi që Kuba të ketë qenë ndonjëherë kërcënim...