RSF: Liria e medias në nivelin më të ulët të 25 viteve të fundit
Më shumë se gjysma e vendeve dhe territoreve në botë renditen tashmë në kategoritë ”të vështira” ose ”shumë serioze” për lirinë e medias, për herë të parë në historinë 25-vjeçare të këtij vlerësimi, bëri të ditur organizata “Reporters Without Borders” (RSF) në raportin e saj të publikuar sot. Sipas indeksit vjetor të lirisë së shtypit, vetëm shtatë vende në botë konsiderohen se ofrojnë një mjedis ”të mirë” për gazetarët, duke përfaqësuar vetëm 1% të popullsisë globale. RSF thekson se rënia më e madhe globale këtë vit është regjistruar në aspektin ligjor, pasi gazetaria po kufizohet gjithnjë e më shumë përmes ligjeve që justifikohen me luftën kundër terrorizmit ose mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Në krye të renditjes mbetet Norvegjia për të dhjetin vit radhazi, e ndjekur...
Burimi:
javanews.al