Rrugë që “nuk shkrihen” dhe trena që mund t’i rezistojnë 55°C, plani se si mund të mbrohet Evropa nga nxehtësia
Valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit po detyrojnë vendet evropiane të marrin masa të pazakonta për të mbrojtur infrastrukturën, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se rrugët, hekurudhat dhe aeroportet nuk janë projektuar për temperaturat ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Në aeroportin e Oslos, ku temperaturat arritën në 30 gradë Celsius, rreth 10 gradë mbi normalen sezonale, punonjësit derdhën rreth 9 mijë litra ujë mbi pistën për ta ftohur dhe për të shmangur dëmtimin e asfaltit nga pesha e avionëve. “Infrastruktura jonë nuk është e përgatitur për ngjarjet ekstreme të motit që do të shohim në të ardhmen”, tha Chris Dodwell, bashkëdrejtues i qendrës së qëndrueshmërisë në Impax Asset Management. Sipas një raporti të publikuar në vitin 2025 nga bankat qendrore...
Burimi:
ntv.al