Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë! 164 të vdekur dhe qindra të plagosur, kërkohen mbi 9,000 të zhdukur në rrënoja
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rënduar ndjeshëm. Pasi fillimisht autoritetet raportuan për 32 viktima, presidentja në detyrë Delcy Rodríguez bëri të ditur se numri i të vdekurve ka arritur në 164, ndërsa 971 persona kanë mbetur të plagosur. Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën vendin mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa shtete. Epiqendra u regjistrua pranë qytetit Morón, rreth 170 kilometra në perëndim të Karakasit. Lëkundjet, ndër më të fortat në më shumë se një shekull, u ndjenë edhe në vende të tjera të rajonit, deri në Brazil dhe Kolumbi. Zona më e goditur rezulton shteti La Guaira, i cilësuar nga autoritetet si një “zonë katastrofe”. Dhjetëra ndërtesa janë shembur, ndërsa...
Burimi:
vizionplus.tv