Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe lumenjtë e Evropës, duke rritur mundësinë e thatësirës. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë intensifikuar thatësirën në Evropë duke e bërë nxehtësinë ekstreme, në vend të reshjeve të pakta, shkaktarin kryesor të kushteve jashtëzakonisht të thata, tha këtë të enjte ekipi ndërkombëtar i studiuesve. Shumë vende evropiane po vuajnë nga thatësira këtë verë. Franca ka gjasa të ketë të korrat më të ulëta të misrit në 50 vjet, ndërsa Rumania ka kufizuar aksesin e fermerëve në ujë për ujitje, Holanda shpalli mungesë uji javën e kaluar dhe shtatë ishuj grekë kanë shpallur emergjenca për shkak të thatësirës për të...
Burimi:
ntv.al