Rikthehet lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% mbi makinat e BE-së, Brukseli e cilëson partner “të pasigurt”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndezur një tjetër front konflikti me Bashkimin Evropian, duke njoftuar rritjen e tarifave për mjetet motorike evropiane në 25%. Ky vendim, i bërë publik përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, shënon një përshkallëzim të fortë të tensioneve tregtare transatlantike, duke goditur drejtpërdrejt një nga shtyllat e ekonomisë evropiane: industrinë e automobilave. Trump: “BE dështoi të respektonte marrëveshjen” Sipas Presidentit Trump, ky hap vjen si ndëshkim për atë që ai e quan dështim të Bashkimit Evropian në përmbushjen e angazhimeve tregtare të dakordësuara më parë. “Kam kënaqësinë të njoftoj se javën e ardhshme do të rris tarifat për makinat dhe kamionët e Bashkimit Evropian që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Tarifa do të rritet në 25%,” deklaroi...
Burimi:
javanews.al