Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rikthyer dhe Irani ka goditur bazën amerikane në Jordani. Sipas Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhjetë raketa balistike u lëshuan në një bazë amerikane në Jordani IRGC tha se objektivi ishte baza ushtarake Azraq në veri të Jordanisë, e cila njihet gjithashtu si Baza Ajrore Muëaffaq Salti. Mediat shkruajnë se ushtria amerikane ka krijuar një prani të konsiderueshme atje gjatë konfliktit me Iranin. “Nëse ushtria amerikane përsërit agresionin e saj, bazat e tjera amerikane në rajon nuk do të kursehen nga zjarri i rëndë”, tha IRGC.