Rëndohet bilanci i tërmeteve në Venezuelë, mbi 1.700 të vdekur dhe mijëra të pastrehë
Bilanci tragjik i tërmeteve që goditën Venezuelën vazhdon të rëndohet. Autoritetet njoftuan se numri i viktimave ka arritur në 1.719, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur ose pa strehë. Lajmi u konfirmua nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili deklaroi në televizionin shtetëror se deri tani janë regjistruar 1.719 viktima, ndërsa 5.034 persona kanë mbetur të plagosur nga dy tërmetet që goditën vendin pak pas orës 18:00 sipas kohës lokale të së mërkurës së kaluar. Sipas tij, katastrofa ka lënë gjithashtu 15.866 persona pa strehë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të goditura. “Deri tani janë regjistruar 1.719 viktima, 5.034 persona kanë mbetur të plagosur dhe 15.866 të tjerë kanë mbetur pa strehë pas dy tërmeteve...
Burimi:
ntv.al