Rekord pjesëmarrjeje në votimet e parakohshme në Korenë e Jugut
Pjesëmarrja në votimet e parakohshme për zgjedhjet e nënta lokale mbarëkombëtare në Korenë e Jugut ka arritur një rekord historik prej 23.51%, sipas Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve (KQZ). Sipas të dhënave zyrtare, rreth 10.49 milionë nga 44.64 milionë votues të regjistruar kanë votuar gjatë periudhës dyditore të votimit të parakohshëm, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.62% të regjistruar në zgjedhjet lokale të vitit 2022. KQZ bëri të ditur se vetëm në ditën e parë pjesëmarrja arriti në 11.6%, ndërsa në ditën e dytë u shtuan edhe 11.91%, duke çuar shifrën totale në 23.51%. Autoritetet theksuan se të gjitha rajonet kryesore kanë regjistruar rritje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale. Zgjedhjet lokale në vend do të përcaktojnë drejtuesit e bashkive, guvernatorët, anëtarët e...
Burimi:
syri.net