Rebelët Huthi të Jemenit bombardojnë me dronë aeroportin saudit dhe rafinerinë e “Aramco”!
Rebelët Huthi të Jemenit njoftuan sot se kishin nisur sulme me dronë në aeroportin saudit në Najran dhe në një strukturë të Aramco-s në të njëjtin qytet, pranë kufirit me Jemenin. Rebelët pro-iranianë “kryen me sukses dy operacione ushtarake duke përdorur dronë: i pari shënjestroi një vendndodhje të ndjeshme saudite në aeroportin e Najranit dhe i dyti shënjestroi strukturat e Aramco-s në Najran”, tha zëdhënësi i tyre ushtarak. Yahya Sari e konfirmoi këtë në një deklaratë të postuar në Telegram. Deri më tani nuk ka pasur konfirmim të sulmeve nga pala saudite.
Burimi:
javanews.al