Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terrorist nga Irani, Afganistani dhe veteranët rusë
Një vlerësim për kërcënim i Bashkimit Evropian, paralajmëron se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm “paraqesin kërcënim të madh për BE-në”, duke përmendur rreziqet e rritura nga Afganistani dhe Irani, por edhe efektet negative që dalin nga lufta në Ukrainë. Niveli i kërcënimit në BE, sipas vlerësimit, “mbetet i lartë”, me “terrorizmin islamist/xhihadist” që vazhdon të jetë shqetësimi më i madh. Ky vlerësim i bën jehonë një vlerësimi të EUROPOL-it agjencisë për zbatimin e ligjit të bllokut evropian që në mars e përshkroi kërcënimin nga terrorizmi si “akut”. Dokumenti prej 23-faqesh që është përgatitur nga Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson qeveritë e 27 vendeve anëtare të bllokut kryesisht mbulon zhvillimet dhe trendët nga viti 2025, në vend se kërcënimet që janë të lidhura me luftën...
Burimi:
vizionplus.tv