Zyrtarët: Zjarrvënia në sinagogën e Shkupit, e lidhur me Shtetin Islamik!
Një sulm me zjarrvënie muajin e kaluar në një sinagogë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut është lidhur me të ashtuquajturin grupin Shtet Islamik (ISIS), tha të premten shërbimi i inteligjencës së vendit. Askush nuk u lëndua në sulmin e 12 prillit, në Pashkën Ortodokse, por një hyrje e ndërtesës në Shkup u la e djegur pasi iu vu flaka. Agjencia për Sigurinë Kombëtare tha se kishte bastisur disa prona dhe kishte arrestuar shtatë persona, që besohet se janë “pjesë e një grupi radikal të lidhur ideologjikisht me rrjetin global të Shtetit Islamik”. Policia tha se pas arrestimeve të së enjtes, ata kishin akuzuar një 21-vjeçar dhe një 38-vjeçar për vepra penale të lidhura me terrorizmin. "Individët janë mbajtur për procedura të mëtejshme", tha zëdhënësi...
Burimi:
syri.net