Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis procesi i votimit, mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote
Qytetarët e Kosovës i drejtohen këtë të diel, më 7 qershor, qendrave të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, në procesin e tretë zgjedhor parlamentar të organizuar brenda vetëm 16 muajsh. Pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe atyre të parakohshme të 28 dhjetorit 2025, vendi po zhvillon sërish zgjedhje parlamentare, të shkaktuara nga dështimi i forcave politike për të siguruar konsensusin e nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ky është procesi i 11-të zgjedhor në nivel nacional që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e gëzojnë 2.092.174 qytetarë, ose 15.884 më shumë krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më...
Burimi:
sot.com.al