Zgjedhjet në Kosovë/ Si pritet të ndahen deputetët në Parlament, në bazë të numrit të votave që kanë partitë politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Si pritet të ndahen deputetët në Parlament, në bazë të numrit të votave që kanë partitë politike

Deri më tani janë numëruar mbi 94% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e sotme në Kosovë. Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,44%, ndiqet nga PDK me 21,36%, LDK me 17,87%, AAK me 7,18% dhe Lista SRPSKA me 5,29% të votave. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka një rënie, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, e cila përllogaritet rreth 6%. Ndërkohë partia me rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, pjesë e listës të së cilës u bë edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani gjatë këtyre zgjedhjeve. Organizata ‘Demokracia në Veprim’ ka bërë një përllogaritje të ndarjes së ulëseve në Parlament, sipas përqindjes ë kanë marrë partitë politike....