Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen votat për kandidatë, Kurti prin bindshëm ndaj Osmanit me mbi 28 mijë vota diferencë
Në Kosovë po vijon numërimi i votave të kandidatëve. Deri më tani, referuar Komisionit Qendror Zgjedhor, deri më tani janë numëruar 19.46% e votave. Albin Kurti kryeson Lëvizjen Vetëvendosje me 41.629 vota ndërsa ish-presidentja Vjosa Osmani kryeson Lidhjen Demokratike të Kosovës me 13.537 vota. Ndërkohë numërimi i votave të diasporës nuk ka filluar ende pasi nuk kanë mbërritur të gjithë zarfet me postë. Nga numërimi i votave për subjektet politike, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë sërish mbështetjen më të madhe në votime, me rreth 43.05% të votave, por kësaj radhe në parlament do të hyjë me 9 deputetë më pak se në dhjetorin e kaluar. Forcë e dytë mbetet PDK me 21.23% të votave e rritur shumë lehtë në vota. LDK paraprakisht llogaritet...
Burimi:
sot.com.al