Zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i KQZ-së, bën thirrje për pjesëmarrje masive
Procesi i votimit ka nisur zyrtarisht në mbarë Kosovën, ku qendrat e votimit u hapën në orën 07:00. Pas hedhjes së votës së tij, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në proces dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Ai ftoi votuesit të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Burimi:
sot.com.al