Zgjedhjet në Kosovë/ Djali i Hashim Thaçit, voton: Presim që ndryshimi të ndodh
Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë votuar ditën e sotme duke bërë thirrje për pjesmarrjë masive në zgjedhe. Që të dy votuan paraditen e së dielës në qendrën e votimit, saktësisht në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. Klestor Veseli, i shoqëruar nga nëna dhe vëllau, nuk pranoi të prononcohet për media. I shoqëruar nga nëna e tij ishte edhe Endriti, djali i Hashim Thaçit. “Presim një ndryshim i cili duhet të ndodh”, tha Thaci. Sot në vend po mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët votojnë për të zgjedhur legjislaturën e re. Ndërkohë, kujtojmë që gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ende duke vazhduar.
Burimi:
sot.com.al