Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë/ Pjesëmarrja kaloi 8% deri në orën 11:00
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare të dielën, të tretat në rreth 18 muaj, pasi asnjë parti nuk ka qenë në gjendje të fitojë shumicë të fuqishme për ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 19:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha në një konferencë për media në orën 11:30 se procesi zgjedhor është duke u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë incident në 38 komunat e vendit. “Sipas të dhënave të raportuara nga komisionet komunale të zgjedhjeve, votimi deri në këtë kohë është duke u zhvilluar në kushte të rregullta dhe pa probleme që do ta...
Burimi:
sot.com.al