Zgjedhjet e 7 qershorit/ Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, KQZ bën njoftimin
Subjektet politike kanë afat edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se afati 11-ditor për dorëzim të listave do të përfundojë të martën në mesnatë. “Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Dorëzimi i listës me emrat e kandidatëve për deputetë, duhet të bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e ngjashme me zgjedhjet e fundit që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar”,...
Burimi:
sot.com.al