Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në Golem. Sipas banorëve të zonës, të rinjtë kanë qënë duke bërë manovra në mes të rrugës, duke ngritur gomat e motorrrit dhe më pas kanë humbur komtrollin. Nga dëshmitë e banorëve për A2CNN, ata janë përplasur në shtyllë dhe më pas në hyrjen e një pallati. Nga aksidenti humbën jetën drejtuesi i motomjetit, Elton Luzati, dhe pasagjeri. Ky i fundit nuk është identifikuar ende. Ai shkuar në spitalin e Durrësit me shenja jete, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.