Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona
Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë në Sharrë, ku u morën 2.5 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë lekë. Në operacionin e koduar “Last Scheme”, janë identifikuar katër persona si autorë të dyshuar, tre prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve në një servis automjetesh në Astir, policia sekuestroi një armë zjarri, 3 krehra me 82 fishekë, 2 palë targa, 2 automjete dhe një motomjet. Ndërsa në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën edhe 55 mijë lekë dhe një automjet. Hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal. Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last Scheme”. Zbardhet...
Burimi:
javanews.al