Vuçiçi në Kinë për forcimin e ‘miqësisë së çeliktë’ – Projektet e infrastrukturës pa tender, ndërsa rritet borxhi serb ndaj Pekinit
Nga Ludmilla Cvetkoviq, REL Pas Trumpit dhe Putinit, edhe Vuçiçi po mbërrin në Pekin. Vizita pesëditore e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vjen pas një dekade të forcimit të raporteve me Kinën. Pikërisht me Kinën, Serbia po ndërton “miqësi të çeliktë”, siç e quajnë bashkëpunimin mes tyre zyrtarët e të dy vendeve. Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia vitet e fundit po drejtohet gjithnjë e më shumë nga Kina. Vuçiçi do të qëndrojë në Kinë për një vizitë pesëditore, nga 24 deri më 28 maj, me ftesë të udhëheqësit kinez, Xi Jinping. Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë se për Vuçiçin kjo vizitë ka më shumë rëndësi sesa rëndësi simbolike. “Mbështetja e vazhdueshme...
Burimi:
syri.net