Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Një këshilltar nga radhët e partisë në pushtet në Vishegrad, në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, ka promovuar organizatën ultranacionaliste ruse Rusov, anëtarët e së cilës marrin pjesë në agresionin rus kundër Ukrainës. Siç ka raportuar më herët Radio Evropa e Lirë (REL), Lëvizja Ndërkombëtare Bashkimi dhe Ringjallja Ruso-Sllave (Rusov) mban kontakte me disa grupe të ekstremit të djathtë nga Serbia, ndërsa lideri i kësaj lëvizjeje, Andrei Rodionov, ka vizituar disa herë vendet e rajonit. Në kanalin e këtij grupi në Telegram, në prill u publikua një fotografi ku shihet Velibor Zekoviq, këshilltar i Partisë Socialiste të Republikës Serbe në Kuvendin e Vishegradit, duke pozuar me flamurin e Rusovit në kodrën Zagllavak, pranë Vishegradit. Në shoqërinë e tij është edhe Zhellko Gjuroviq, i cili rreth...