Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska
Një grup senatorësh amerikanë, republikanë dhe demokratë, kanë kërkuar nga administrata e presidentit Donald Trump, që të rivendosë sanksionet ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska, që u hoqën në tetor të vitit 2025. Kjo thirrje vjen pasi autoritetet në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë morën në pyetje punonjës dhe ish-punonjëe të Qendrës Përkujtimore Potoçari, që morën pjesë në përgatitjen e një raporti për mohimin e gjenocidit. Më 6 gusht, përmes një deklarate senatorët thanë se janë “thellësisht të shqetësuar” pasi 26 punonjës dhe ish-punonjës dhe bashkëpunëtorë u morën në pyetje në Drejtorinë e Policisë në Zvornik javën e kaluar. “Shkalla dhe koha e këtyre veprimeve janë shqetësuese, veçanërisht sepse puna e Qendrës Përkujtimore është kyç për ruajtjen e së vërtetës, nderimin e viktimave...
Burimi:
syri.net