Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren që kufizon gazetarët, drejtësia nuk mund të bunkerizohet

Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren që kufizon gazetarët, drejtësia nuk mund të bunkerizohet

Zëdhenësja e PD deklaroi gjatë një dalje për mediat se PD shpreh shqetësim serioz për rregulloren e re të miratuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendos kufizime të reja ndaj aksesit dhe punës së gazetarëve pranë kësaj gjykate. “Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë pavarësinë e gjykatave, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e solemnitetit të proceseve gjyqësore”, tha Floriana Garo. “Por siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën dhe solemniteti nuk mund të shndërrohet në censurë. Më shumë se aq, pavarësia e drejtësisë nuk mund të nënkuptojë liri nga kontrolli i publikut”, tha ajo. Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: Partia Demokratike shpreh shqetësim serioz për rregulloren e re të miratuar nga Gjykata...