Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit!

Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi sot në Tivat, para nisjes së Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, se beson që Serbia do të shënojë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian në periudhën e ardhshme, por theksoi se për këtë nevojiten reforma të shumta. I pyetur nga gazetarët nëse Serbia është më afër Bashkimit Evropian apo Rusisë, Vuçiç përsëriti se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se anëtarësimi në BE mbetet objektivi i saj strategjik. Ai theksoi se është një njeri i lirë që udhëheq një shtet me politikë sovrane dhe të pavarur, si dhe një popull “që e do lirinë”. Vuçiç bëri të ditur se gjatë mëngjesit zhvilloi bisedime të mira me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe...