“Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve”/ Voton Kurti, apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë

“Vota juaj përcakton legjitimitetin e institucioneve”/ Voton Kurti, apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë

Pasi hodhi votën te Fakulteti Juridik i Prishtinës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje me synim legjitimitetin e institucioneve. Sipas tij sot vendosin ata që votojnë. “I sugjeroj të gjithë qytetarët e republikës që paraprakisht ta kontrollojnë vendvotimin dhe atëherë kur ta verifikojnë që e kanë aty ku kanë menduar të nisen në këtë ditë kaq të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës ë për qeverisjen në vazhdim dhe gjithashtu për mbarëvajtjen e republikës. Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë. Prandaj edhe u bëj thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ta ushtrojnë...