Vizita në Prishtinë, ministri Hoxha takon kryetarët e AAK dhe PDK: Mund të luajnë rol konstruktiv në ndërtimin e…
Gjatë vizitës së zhvilluar në Prishtinë këtë fundjavë, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka takuar krerët e partive politike në Kosovë, ndërsa në vend vijon fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme. Hoxha bën me dije se ka përgëzuar kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinin. Përmes një postimi në X, ai vlerëson edhe kontributin e ish-drejtuesit të kësaj partie, Ramush Haradinajt. “Në selinë e Aleancës, pata kënaqësinë të takoj dhe përgëzoj Kryetarin Ardian Gjini, për marrjen e drejtimit të kësaj force politike në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Kosovë. Njëkohësisht, shpreha vlerësimin tim për kontributin e çmuar të ish-kryetarit, Ramush Haradinaj, si në drejtimin e Aleancës ndër vite ashtu edhe në avancimin e agjendës shtetërore të Kosovës, veçanërisht...
Burimi:
sot.com.al