Valon Bela: “Non-grata” erdhi si rezultat i një vendimi të përbashkët të Ramës dhe Vuçiçit
Analisti Valon Bela ka reaguar pasi u shpall non grata me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Këtë vendim ai e lexon si një ”dhuratë” që është marrë në sinkron të plotë nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. “Fillimisht faleminderit miqve e dashamirëve që më informuat dhe që më jepni mbështetjen tuaj. Ja reagimi im me rastin e shpalljes sime ‘i padëshiruar’ për Qeverinë e Edi Ramoviçit, vëllaut siamez të Vuçiç. Një vendim administrativ nuk mund ta shpallë “non grata” historinë, sakrificën dhe kontributin e një shqiptari. Nëse një luftëtar i tri luftërave kombëtare shqiptare shpallet i padëshiruar në shtetin shqiptar, atëherë pyetja nuk është vetëm se kush u shpall “non grata”, por çfarë mesazhi po i jepet kujtesës sonë kombëtare....
Burimi:
kohajone.com