‘Unë kam qenë ‘pacienti’ i tij’/ Mbi 3 dekada pas luftës, hetuesit amerikanë marrin dëshmi për krimet në Bosnje

‘Unë kam qenë ‘pacienti’ i tij’/ Mbi 3 dekada pas luftës, hetuesit amerikanë marrin dëshmi për krimet në Bosnje

Tridhjetë e tre vjet pasi i mbijetoi burgosjes në kampet e Derventës, Drago Knezheviq dëshmoi sërish për ngjarjet e vitit 1992. Këtë herë, ai u mor në pyetje për disa orë nga hetues amerikanë, të cilët mbërritën në Bosnje dhe Hercegovinë në mes të korrikut, për të mbledhur informacione në kuadër të një hetimi të mundshëm për krimet e luftës të kryera në Derventë dhe për personat që dyshohet se sot jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Gjatë marrjes në pyetje, Knezheviq thotë se e ka kuptuar se kush mund të jetë në fokus të hetuesve amerikanë, por, për shkak të vazhdimit të hetimeve, nuk dëshiron të japë më shumë hollësi. “Unë kam qenë ‘pacienti’ i tij”, thotë Knezheviq për Radion Evropa e Lirë. I pyetur...