U raportuan të zhdukur, tre shqiptarë të Kosovës gjenden të pajetë në Maqedoninë e Veriut
Tre personat me nga Kosova, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës, janë gjetur pa shenja jete në një automjet të përmbysur në rrugën nga pikëkalimi kufitar Bllacë drejt Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik, rreth orës 22:35, policia u njoftua për një automjet tip “Mercedes” me targa gjermane të përmbysur jashtë rrugës. Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilët konstatuan se brenda automjetit ndodheshin tre persona pa shenja jete, një burrë dhe dy gra. Vdekja e tyre u konfirmua nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë. Policia bëri të ditur se më herët, rreth orës 13:40 të së njëjtës ditë, një...
Burimi:
vizionplus.tv