Tsipras kërkon taksë patriotike për kompanitë me fitime të larta në Greqi, qeveria: Grekët e njohin bilancin e tij…
Vetëm pak ditë pas prezantimit të partisë së tij të re politike, Alexis Tsipras është vënë në qendër të debatit për ekonominë dhe taksat në Greqi. Shkak është bërë propozimi i ELAS, formacionit të ri politik të ish-kryeministrit grek, për vendosjen e një “kontributi patriotik” ndaj kompanive me fitime të larta. Sipas partisë, bëhet fjalë për një masë të përkohshme që synon të sigurojë më shumë të ardhura për financimin e politikave sociale dhe mbështetjen e shtresave më të prekura. Qeveria greke e ka kundërshtuar menjëherë idenë. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, deklaroi se rritja e taksave nuk mund të konsiderohet as “e mirë” dhe as “patriotike”, duke theksuar se politika ekonomike e qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka qenë e bazuar te ulja e...
Burimi:
sot.com.al