Tragjedi në Ulqin, 36-vjeçarja nga Lezha vritet nga bashkëshorti, 46-vjeçari nga Kosova i vë flakën banesës pas krimit

Tragjedi në Ulqin, 36-vjeçarja nga Lezha vritet nga bashkëshorti, 46-vjeçari nga Kosova i vë flakën banesës pas krimit

Një 36-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Dila Ndoj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Gashi 36-vjeç nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kodër të Ulqinit, ku viktima, me origjinë nga Balldreni i Lezhës jetonte me bashkëjetuesin e saj. Dyshohet se pas krimit, ai i ka vënë flakën banesës në përpjekje për të fshehur gjurmët. Trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së djegur, ndërsa Bashkim Gashi u arrestua më vonë. Autoritetet në Mal të Zi kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike. Ceremonia mortore e viktimës pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, ku familja do të hapë dyert e mortit për ngushëllime./vizionplus.tv