Trafik kilometrik në Kapshticë, qytetarët me orë të tëra në radhë për të kaluar në Greqi

Trafik kilometrik në Kapshticë, qytetarët me orë të tëra në radhë për të kaluar në Greqi

Trafiku kilometrik në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë është bërë realiteti i përditshëm i shqiptarëve apo emigrantëve të cilët duan të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Sipas tyre, çdo ditë detyrohen të presin për me tepër se dy orë në tokën neutrale pasi policët e kufirit grek punojnë me sportele të reduktuara ndërsa vështirëson kalimin në kohë edhe sistemi i ri i aplikuar për vendet Shengen. Këto pamje vijnë nga dita e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku radha afrohet deri në doganën shqiptare ndërsa pala greke punon vetëm me një sportel.