Tërmeti 5 ballë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti 5 ballë godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter goditi zonën pranë ishullit të Karpathos të mërkurën pasdite, më 24 qershor, duke u ndjerë në një pjesë të gjerë të rajonit. Sipas të dhënave automatike të Institutit Gjeodinamik, lëkundja sizmike ndodhi në orën 11:25 me epiqendër rreth 7 kilometra në jugperëndim të Karpathos dhe me thellësi fokale rreth 15.9 kilometrash. Dridhja u ndje veçanërisht edhe në ishullin e Kasos, ku autoritetet lokale raportuan se tërmeti ishte i fortë, por nuk shkaktoi dëme materiale. Kryetari i bashkisë së Kasos, Michalis Erotokritos, deklaroi se lëkundja u shoqërua me një zhurmë të fortë dhe bëri që banorët të dilnin jashtë banesave për siguri. Megjithatë, deri më tani nuk janë raportuar dëmtime apo të lënduar. Sipas komunikimeve të cituara nga...