Tensione politike pas përplasjes fizike mes Lushtakut dhe Mehanit, forcat speciale zbarkojnë në Skënderaj, qytetarët…
Një përplasje fizike në një kafene në Skënderaj u kthye të enjten në krizën e rradhës politike në Kosovë para zgjedhjeve të 7 qershorit, por shkaktoi edhe tension publik në këtë qytet. Gjithçka nisi paraditen e së enjtes, kur kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, u përfshi në një incident fizik me zëvendësministrin në detyrë dhe kryetarin e degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani. Nga aty, situata u përshkallëzua me akuza politike, bastisje të Policisë së Kosovës në Skënderaj dhe dalje të qytetarëve në rrugë. Sipas deklarimeve të Vetëvendosjes, sulmi ndodhi kur Mehani ndodhej në një lokal bashkë me ish-deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Ai u godit fillimisht me telefon, më pas me grushte dhe gotë në kokë. Vetëvendosja publikoi foton ku...
Burimi:
sot.com.al