Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në Tiranë në mbrojtje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në Tiranë në mbrojtje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të protestojnë këtë të martë në Tiranë në mbështetje të kërkesës për zhvillimin e provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në emisionin “Live në Mëngjes” në Vizion Plus, studentët nismëtarë të protestës, Aida Turku dhe Seni Cene, shpjeguan arsyet e organizimit dhe shqetësimet e tyre për moszbatimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Do t’i japim zë kësaj kauze sot në sheshin ‘Skënderbej’ në orën 17:00, ku presim të na bashkohen kolegë nga Maqedonia e Veriut dhe Prishtina”, deklaroi Aida Turku gjatë intervistës. Sipas tyre, ndonëse përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji i vitit 2018, studentëve shqiptarë të Fakultetit të Drejtësisë...