Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin e efektivëve në kufirin me Spanjën

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin e efektivëve në kufirin me Spanjën

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunes, njoftoi këtë të premte se numri i policëve dhe xhandarëve të vendosur në kufirin me Spanjën do të rritet për shkak të fluksit masiv të emigrantëve nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës. Nëpërmjet një postimi në X, ai theksoi se përforcimet po trefishohen, me 184 oficerë policie të mobilizuar dhe mbikëqyrje të shtuar nga dronë. “Nga nesër, e shtunë, ata do të pesëfishohen, duke e çuar kështu numrin e policëve dhe xhandarëve (të cilët vendosen në rast emergjence) në 334, përveç personelit që zakonisht mobilizohet”, vuri në dukje ai. Ministri i Brendshëm francez tha gjithashtu se tre avionë të Rojës Kufitare do të përforcojnë operacionet në kufirin franko-spanjoll, ndërsa patrullimet në trenat që nisen nga Spanja do të intensifikohen....