Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, brenda 30 ditësh mblidhet Kuvendi

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, brenda 30 ditësh mblidhet Kuvendi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mblidhet sot paradite për t’i certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre. Ato ishin zgjedhjet e treta parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë. Çfarë nënkupton certifikimi i rezultateve? Cilët janë hapat e radhës drejt formimit të institucioneve të reja dhe çfarë afatesh parasheh ligji? A mund të zhbllokohet procesi nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje? Për këto dhe procedurat që pasojnë certifikimin, shpjegojmë më poshtë. Çka pas certifikimit? Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Albulena Haxhiut, e ka për detyrë ta thërrasë një seancë konstitutive të Kuvendit. Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i...