Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga dy persona në Romë

Skandal spiunazhi në Itali, përfundojnë në pranga dy persona në Romë

Dy persona janë arrestuar në Romë nga Karabinierët e Njësisë Speciale Operative (ROS), të akuzuar për spiunazh dhe akses të paligjshëm në sisteme informatike. Sipas autoriteteve italiane, informacionet e ndjeshme dyshohet se i janë kaluar një agjenti të shërbimeve sekrete ruse, i cili gëzonte imunitet diplomatik në Itali. I dyshuari kryesor është një 59-vjeçar, ish-anëtar i shërbimeve italiane të inteligjencës dhe ish-nënoficer i Karabinierëve. Hetuesit dyshojnë se ai siguronte informacione të klasifikuara në këmbim të parave. Sipas hetimeve, ai i merrte të dhënat përmes gjashtë burimeve, mes të cilave katër ushtarakë në detyrë. Ata janë gjithashtu nën hetim, së bashku me një person tjetër, duke e çuar në shtatë numrin total të personave të përfshirë në dosje. Prokuroria Ushtarake dhe Prokuroria e Romës po hetojnë...