Si u përshkallëzua përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, nga akuzat për takimin me Grenellin…

Si u përshkallëzua përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, nga akuzat për takimin me Grenellin…

Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ka hyrë në një fazë të re. Ata po përdorin kundër njëri-tjetrit pikërisht temat që dikur i kishin të përbashkëta: raportin me ndërkombëtarët dhe veçanërisht Amerikën dhe  dialogun me Serbinë. Brenda pak ditësh, debati përmes mediave, kaloi nga akuzat për një takim me Richard Grenellin te pretendimet për takime sekrete mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit. Debati i parë nisi pasi në rrjete sociale dhe nga figura pranë Vetëvendosjes u hodhën pretendime për pjesëmarrjen e Osmanit në një forum rajonal në SHBA ku ishte i pranishëm edhe Richard Grenell. Siç raportojnë mediat në Kosovë, pretendimi kryesor ishte se bëhej fjalë për një takim të mbajtur larg vëmendjes publike dhe politikisht problematik për shkak të pranisë së Grenellit. Për...