Shqiptari kapet me gjysmë milioni euro cash dhe kokainë në furgon! Përplas patrullën e policisë, ndalohet dhe gruaja…

Shqiptari kapet me gjysmë milioni euro cash dhe kokainë në furgon! Përplas patrullën e policisë, ndalohet dhe gruaja…

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga Policia e Shtetit në Itali në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen, rezistencë ndaj arrestimit dhe shkaktim të lëndimeve fizike, si dhe “arratisje e rrezikshme” për mosrespektim të ndalimit gjatë një pike kontrolli. Hetuesit e mbanin nën vëzhgim shqiptarin prej kohësh teksa qarkullonte me një furgon të bardhë Fiat Doblò për të dorëzuar drogën në sasi të konsiderueshme në zonën e Riminit. Ata ngritën një postbllok në Rimini Sud. Oficerët urdhëruan automjetin të ndalonte, duke u prezantuar si oficerë të Policisë së Shtetit, por shqiptari, pasi fillimisht ngadalësoi, e vuri makinën në marsh, duke goditur një nga oficerët dhe duke u përplasur me  kangjellën mbrojtëse  dhe makinën që po përdornin, përpara se të largohej me shpejtësi...