Shkaktoi “furtunë” reagimesh pas deklaratës se do bënte spastrim etnik në Kosovë në 1999, Daçiç mbron ministren serbe
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka dalë në mbrojtje të ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, pas deklaratës së saj se, nëse do të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Në vend që të distancohej nga deklarata e ministres, Daçiç i ka cilësuar kritikat ndaj saj si “të turpshme” dhe “hipokrite”, duke zhvendosur debatin drejt pretendimeve të njohura të politikës serbe për Kosovën. Ai ka përsëritur narrativat e Beogradit për largimin e serbëve pas luftës së vitit 1999, duke pretenduar se komuniteti serb është përballur me spastrim etnik, ndërsa ka akuzuar kritikët për standarde të dyfishta. Deklaratat e Daçiqit vijnë pas reagimeve të shumta në Kosovë dhe në...
Burimi:
sot.com.al