Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara është një nga zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve në vitet e fundit. Ai tha se seanca e parë e këtij dialogu do të mbahet të premten, më 17 korrik. “Në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, kjo është hera e parë që Serbia dhe Shtetet e Bashkuara i ngrenë raportet e tyre në nivelin e partneritetit strategjik”, tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë. Sipas tij, vendimi i administratës së presidentit Donald Trump përbën një sinjal të fortë politik, jo vetëm për Serbinë dhe institucionet e saj, por edhe për opinionin publik dhe institucionet shtetërore në Shtetet e Bashkuara. Ai vlerësoi...
Burimi:
vizionplus.tv