Serbia në udhëkryq, Vuçiç çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, Brukseli ngre alarmin për presionet ndaj…

Serbia në udhëkryq, Vuçiç çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, Brukseli ngre alarmin për presionet ndaj…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në muajin tetor ose në fillim të nëntorit të këtij viti, ndërsa zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në një datë të mëvonshme. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, Vuçiç tha se po mban premtimin e dhënë më herët për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës. “Vitin e kaluar ju thashë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin deri në fund të vitit 2026 dhe po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb për t’u dhënë qytetarëve mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Pra, para fundit të vitit, me siguri do të kemi zgjedhje...