Serbia mbron kompaninë kineze nga sanksionet amerikane, OJQ-të kërkojnë hetim për shfrytëzimin e punëtorëve

Serbia mbron kompaninë kineze nga sanksionet amerikane, OJQ-të kërkojnë hetim për shfrytëzimin e punëtorëve

Autoritetet në Serbi duket se nuk po u besojnë doganave amerikane. Për shkak të dyshimeve për punë me detyrim, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime për importin e bakrit, dhe më herët për gomat e automjeteve, nga dy kompani kineze në Serbi, Zijin Copper dhe Linglong. Për pretendimet e autoriteteve amerikane për mosdhënien e pagave dhe marrjen e dokumenteve personale, kufizimin e lëvizjes dhe punën e tepërt jashtë orarit të punëtorëve, institucionet përkatëse në Serbi po heshtin. Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më shumë shqetësohet për ndalimin e eksporteve. Megjithatë, Marija Angjellkoviç nga organizata joqeveritare Astra paralajmëroi se nuk është çështja nëse shteti do ta ndihmojë një kompani apo tjetrën për të eksportuar produktet e saj. “Por, nëse do të sigurojmë që asnjë punëtor...