Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi, pretendon për krime lufte

Serbia arreston një shtetas të Kosovës në kufi, pretendon për krime lufte

Autoritetet serbe kanë arrestuar në pikën kufitare të Mutivodës, që lidh Kosovën me Serbinë, shtetasin Osman Selmani, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndaj Selmanit, Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. “Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë Nga ana tjetër, familjarët e Osman Selmanit i kanë cilësuar akuzat si të pabazuara dhe të pavërteta.